Ministri i Brendëshëm turk, Suleyman Soylu ka përdorur rastin e Shqipërisë si shembull për të theksuar se Turqia po ndihmon popujt që kanë nevojë për një dorë që u zgjatet.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë “1000 puse për 1000 martirë”, Soylu theksoi se turqve nuk u janë errësuar sytë nga pasuria që kanë dhe prandaj ata janë duke ndihmuar popujt e tjerë që kanë nevojë, raporton abcnews.al.
Ministri turk, një politikan i rendësishëm në vend pas Erdoganit, tha se pak ditë më parë në Turqi ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Turqia tregoi se si mund të ndihmohet një “popull vlla si ai shqiptar”.
Po ashtu, ai u shpreh se kishin bërë plane të përbashkëta me Ramën në lidhje me Ballkanin.
“Besojeni, ne nuk jemi një popull vetmiar në këtë votë. Në pika të ndryshme të globit ka popuj që luten për neve sepse ne u kemi zgjatur tyre dorën e ndihmës. Nëse do të ishim mashtruar nga pasuria jonë dhe nuk do t’i kishim ndihmuar ata nuk do të mund ta kishim kaluar provimin nga Zoti. Pasuria nuk na llastoi.
Sëfundmi, kryeministri shqiptar ishte në Turqi dhe sëbashku folëm mbi mënyrën se si Turqia është duke ndihmuar atje vëllezërit shqiptarë. Planifikuam bashkë se çfarë do të bëjmë në Ballkan”, u shpreh Soylu. /abcnews.al