Ministri turk kërkon mirëkuptimin e SHBA-ve për pushtimin e mundshëm turk të Sirisë

schedule17:00 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 17:00 - 1 Dhjetor, 2022

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i kërkoi sot SHBA-ve që të tregojë mirëkuptim për një operacion ushtarak të ri të turk në Siri.

Kërkesa e ministrit turk pasoi deklaratën e Uashingtonit për kundërshtim të plotë ndaj një opracioni ushtarak turk në Siri.

Prej muajsh Turqia ka kërcënuar për një pushtim të ri të Sirisë veriore, ndërsa ka rritur përgatitjet për operacionin ushtarak muajin e fundit, pas sulmit vdekjeprurës me bombë në Stamboll, për të cilin fajëson militantët kurdë.

“SHBA-ja na ka kërkuar të rivlerësojmë. Ne i përcollëm ndjeshmërinë dhe mendimet tona dhe i kërkuam që të mbajnë premtimet e tyre. Ne theksuam se ata duhet të na kuptojnë”, u tha Akar gazetarëve.

Ankaraja u ka kërkuar gjithashtu vendeve aleate që kanë një prani ushtarake në Siri që të mos lejojnë milicitë lokale të përdorin flamujt dhe uniformat e tyre, shtoi ministri turk i mbrojtjes.

“Ne u kujtuan atyre se ata duhet të mbajnë larg terroristët dhe të ndërpresin përfundimisht lidhjet e tyre me organizatat terroriste,” tha ai.
Turqia e konsideron milicinë kurde YPG, e cila ka një prani udhëheqëse në Forcat Demokratike Siriane (SDF) aleate të SHBA-së, si krahun sirian të grupit të armatosur PKK dhe i etiketon të dyja organizatat (YPG, PKK) si terroriste.

PKK konsiderohet gjithashtu një organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. PKK dhe SDF kanë mohuar përfshirjen në shpërthimin e 13 nëntorit në një rrugë të frekuentuar këmbësore në Stamboll .

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha dje se ai i kishte shprehur homologut të tij turk Akar “kundërshtimin e tij të fortë” ndaj një operacioni të ri tokësor turk në shkallë të gjerë në Siri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në rajonin kufitar, sipas deklaratës së tij./Abcnews.al/