Ministri turk i Mbrojtjes: Suedia nuk i ka plotësuar ende kushtet për anëtarësimin në NATO

schedule11:05 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 11:05 - 11 Dhjetor, 2023

Suedia deri më tani ka dështuar të mbajë premtimet e saj në bazë të marrëveshjeve anti-terror me Turqinë, të cilat janë kusht për miratimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, tha të hënën ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler.

“Turqia ndjek një politikë të dyerve të hapura. Kjo u konfirmua nga anëtarësimi i Finlandës në NATO. Miqtë tanë suedezë në Ministrinë e tyre të Mbrojtjes po bëjnë përpjekjet e nevojshme. Megjithatë, Suedia nuk e ka mbajtur ende fjalën e saj dhe ne jemi duke pritur”, tha Guler për kanalin NTV.

Duke folur në të njëjtën mënyrë që ai i ishte referuar kohët e fundit SHBA-së për F-16, duke thënë “ju keni një Kongres, por ne kemi gjithashtu një parlament”, .tha Guler tha për Suedinë të hënën se “vendi ka parlamentin e vet.”

Procesi i ratifikimit në parlamentin turk të aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO filloi në tetor.

Dokumenti në lidhje me kërkesën suedeze ndodhet tani në Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare të Asamblesë Kombëtare të Madhe Turke, i cili e ka shtyrë shqyrtimin e tij.

Çështja pritet të jetë pjesë e axhendës së komitetit këtë javë, sipas një burimi.

Ankaraja ka deklaruar se pret që Suedia të përmbushë detyrimet e saj në luftën kundër terrorizmit, siç parashikohet në marrëveshjet përkatëse dypalëshe.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve javën e kaluar se ai pret solidaritet dhe reciprocitet të SHBA-së në shitjen e avionëve luftarakë F-16 vendit të tij në përgjigje të ratifikimit të protokollit për pranimin e Suedisë në aleancë.

Kujtojmë se përveç Turqisë, as Hungaria nuk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!