Në vend që të konsiderojnë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë, aleatët perëndimorë të Kievit duhet të ndihmojnë burrat ukrainas të moshës madhore të kthehen në shtëpi dhe t’i bashkohen ushtrisë, tha sot ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak.
Ai deklaroi se në mesin e refugjatëve ukrainas në vendet perëndimore ka një grup njerëzish të mbuluar nga ligji ukrainas për mobilizim, pra të gjithë përveç fëmijëve, grave dhe burrave të moshuar.
“Ata janë patriotë, kështu që ne duhet të motivojmë dhe të ofrojmë burime për ata të rinj që janë të aftë t’i shërbejnë Ukrainës për t’u kthyer.
Sigurisht që është më mirë sesa të dërgojmë ushtarët tanë atje,” tha Kalinak.
/abcnews.al