Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ministri serb “ndryshon” versionin e historisë/ “U ngatërrova kur fola për tokën e Manastirit të Deçanit”

schedule17:32 - 9 Mars, 2026

schedule 17:32 - 9 Mars, 2026

“Një ngatërresë” e ka quajtur Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiç, deklaratën në një media lokale kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Ai thotë se është bërë konfuz pasi ka ngatërruar këtë rast me atë të pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër njëra-tjetrës dhe kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiç, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar zhurmë publike, por nuk e ka bërë qëllimisht.



Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, në një intervistë për Radio Gorazhdecin të publikuar një ditë më parë, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe vendimet e Qeverisë që prekin komunitetin serb.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit, në rastin e të cilit, siç ka deklaruar Rashiç, KURTI I KISHTE THËNË SE “PO E BËJ KËTË AKT PËR HATRIN TËND”.

Për tokën ka një vendim të gjykatës kushtetuese që ja jep atë Manastrit.

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës e regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje ka zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!