Ministri serb: Europa po nënvlerëson rrezikun e Shqipërisë së Madhe

schedule11:41 - 5 Prill, 2018

schedule 11:41 - 5 Prill, 2018

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, u shpreh se Europa po nënvlerëson rrezikun e Shqipërisë së Madhe. Këtë deklaratë, ai e bëri në fjalën e mbajtur në knferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë.

Në Moskë u mbajt konferenca ndërkombëtare e sigurisë ku morën pjesë përfaqësues të 95 vendeve të ndryshme të botës. I pranishëm ishte dhe ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin. Ky i fundit në fjalën e tij u shpreh se Europa po nënvlerëson rrezikun e Shqipërisë së Madhe. Vulin theksoi se precedent i vendosur nga vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Koovës, duke injoruar interesat e Serbisë, përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Europën.

“Duke favorizuar idenë nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, e cila do të shtrihet në zonat e banuara nga serbët, në mënyrë të pashmangshme shkohet drejt konflikteve që nuk mund të lokalizohen plotësisht. Europa nuk po punon që të parandalojë konceptin e Shqipërisë së Madhe, duke nënvlerësuar rrezikun për sigurinë e saj dhe shpesh duke neglizhuar dhe interesat e saj”.

Vulin shtoi se pavarësisht përpjekjes së Serbisë për të vendosur një paqe të përhershme në Ballkan, mos implementimi i marrëveshjeve të vendosura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit ng pala kosovare si dhe arrestimi i Marko Gjuriç në veri të Mitrovicës përbën një potencial për konflikt, konflikt i cili nuk do të përfshijë vetëm zonat e banuara nga serbët.

“Mos ndëshkimi i shkeljes së ligjeve ndërkombëtare në 1999-n, që atë kohë dukej e padëmshme, një veprim pa pasoja, sot përdoret si shembull nga separatistët nëpër botë, precedenti të cilin përdorin si argument nuk mund të rrëzohet”.

Vulin theksoi se Serbia do të vazhdojë të ruajë politikën për mbrojtjen e interesave të saj dhe të neutralitetit ushtarak. Ministri i Brendshëm serb u takua dhe me homologun e tij rus me të cilin biseduan për blerjen na ana e Serbisë të armëve ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!