Ministri rus: Ukraina nuk i arriti qëllimet e kundërofensivës

schedule15:10 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:10 - 5 Shtator, 2023

Ushtria ukrainase nuk i arriti qëllimet e saj gjatë kundërofensivës tre mujore në asnjë zonë, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Shoigu, në një takim me udhëheqjen ushtarake, vuri në dukje se forcat e armatosura ruse vazhdojnë të operojnë në mënyrë aktive përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se regjimi i Kievit, pavërësisht humbjeve të mëdha tashmë po përpiqet të kryejë një kundërsulm.

Shoigu tha se që nga fillimi i kundërofensivës, Ukraina ka humbur 66,000 ushtarë dhe 7,600 pajisje ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!