Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Koreja e Veriut është një partner i rëndësishëm për Rusinë.
Gjatë një takimi që kanë zhvilluar mes tyre në Phenia mes zyrtarit rus dhe ministrit koreano-verior Kang Sun Nam është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
Rreth një tavoline, zyrtari rus, i veshur me uniformë ushtarake, i tha gjithashtu homologut të tij koreano-verior se dëshiron të “forcojë bashkëpunimin” në fushën e mbrojtjes midis Rusisë dhe Koresë së Veriut , një “shtet mik”.
?? Defence Chief Sergey Shoigu Lays Flowers at Liberation Monument in #Pyongyang
The monument in North Korea was put up on Aug 15, 1946, as a token of gratitude from the Korean people to the Soviet soldiers who died during the liberation of Korea in 1945. pic.twitter.com/RQn4m9Wa9O
— RT_India (@RT_India_news) July 26, 2023
Shoigu pritet të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 70 vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës Koreane më 27 korrik 1953, të enjten, vizitat e para zyrtare të njohura nga zyrtarë të huaj që nga pandemia Covid-19.
Shoigu kishte mbërritur më herët në aeroportin e Phenianit, ku u përshëndet nga Kang Sun Nam, më pas vendosi një kurorë në Memorialin e Fitores në Luftën Çlirimtare, sipas imazheve të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes ruse./abcnews.al