Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drljeviç.
Kryediplomati shqiptar diskutoi mbi projektet dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane.
Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi gjithashtu një takim me Zv.Kryetarin e Parlamentit, Genc Nimanbegu. Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë të njëjtat vlerësime për diplomacinë parlamentare e cila merr një rol të rëndësishëm në kuadër të proceseve integruese rajonale, por edhe atë në kuadër të NATO-s dhe integrimit në Bashkimin Evropian. /abcnews.al