Ministri kinez i Mbrojtjes do të vizitojë sot Rusinë dhe Bjellorusinë

schedule08:49 - 14 Gusht, 2023

schedule 08:49 - 14 Gusht, 2023

Ministri kinez i mbrojtjes Li Shangfu do të nisë sot një vizitë gjashtë-ditore si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi. Kjo vjen pas një raundi të fundit bisedimesh në Arabinë Saudite midis aleatëve perëndimorë, Ukrainës, dhe Kinës.

Marrëdhëniet e ngushta të Pekinit me Moskën dukej se ishin ftohur javët e fundit, pas një debati të ashpër për shtetasit kinezë të arrestuar por vizita e ministrit mund të sinjalizojë përmirësimin e marrëdhëniev midis vendeve.

Ministri kinez i mbrojtjes ishte në Moskë në prill të këtij viti.

Li do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar të sigurisë dhe do të mbajë një fjalim gjatë qëndrimit në Rusi, si dhe do të takohet me liderët e departamentit të mbrojtjes kombëtare të Rusisë

Gjatë vizitës së tij në Bjellorusi, ai do të takohet me Presidentin Lukashenko dhe kreun e ushtrisë, sipas një deklarate nga Pekini.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!