Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ndjekur nga afër punimet në segmentin Shirokë – Zogaj.
Ai u shpreh se ky segmente do të jetë një impuls i ri për turizmin dhe zhvillimin e zonës.
Gjatë inspektimit në terren, ai theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e zonës, duke e cilësuar si një investim strategjik që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sipas ministrit, përmirësimi i infrastrukturës në këtë segment do të lehtësojë aksesin për vizitorët dhe do të promovojë më tej potencialin turistik të zonës pranë Liqeni i Shkodrës.


