Operacioni për neutralizimin e Hamasit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në tre muaj. Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant.
“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit – në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë IDF-në,” citohet të ketë thënë Gallant nga zyra e tij, teksa u informua për sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe në kufirin verior, shkruan Sky News.
Ai shtoi se do të ishte “operacioni i fundit manovrues në Gaza” për ushtrinë izraelite.
“Mund të duhen një muaj, dy ose tre, por në fund nuk do të ketë më Hamas”, theksoi Gallant./abcnews.al