Ministri italian sulmon Berlinin: Paguan OJQ-të për të sjellë emigrantë në Itali, Lagarde jeton në Mars

schedule13:43 - 15 Shtator, 2023

schedule 13:43 - 15 Shtator, 2023

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit italian, Matteto Salvini ka sulmuar Berlinin duke thënë se ‘ka institucione gjermane që u japin miliona euro OJQ-ve gjermane për të sjellë emigrantët në Itali’. Duke folur për Rete 4, ai sulmoi gjithashtu zgjedhjen e Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit.

“BQE nuk kujdeset për vështirësitë ekonomike të familjeve dhe bizneseve. Rritet kostoja e parave. Christine Lagarde jeton në Mars”, theksoi ai.

“Lagarde jeton në Mars dhe është eksponenti klasik që thotë “operacioni ishte një sukses i përsosur, fatkeqësisht pacienti ka vdekur. Nëse rritni çmimet për të kontrolluar normat e interesit për familjet që nuk bëjnë dot pazar dhe po vdesin nga uria, falë faktit që çmimet po bien. Rritja e kostos së parave është antiekonomike, antisociale, antihistorike. Kjo zonjë nuk jeton në planetin Tokë,” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!