Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Nuk do të ketë mbyllje masive, janë shtuar kontrollet

schedule15:33 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 15:33 - 21 Dhjetor, 2020

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pas takimit të mbajtur me autoritetet shëndetësore për tu njohur me situatën e pandemisë deklaroi se qytetarët duhet të tregohen vigjilent edhe për shkak numrit të lartë të qytetarëve që kthehen në atdhe.

Gjithashtu ai theksoi se nuk do të ketë mbyllje masive si shtetet e tjera, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shmangin grumbullimet dhe organizimet festive.

“Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit.

Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të mos kontribuojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!