Ministri i Punëve të Jashtme: Hungaria nuk do të mbështesë paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë

schedule16:35 - 27 Maj, 2024

schedule 16:35 - 27 Maj, 2024

Hungaria nuk do të mbështesë paketën e 14-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në formën e saj aktuale, sepse është kundër interesave të Budapestit në fushën e energjisë, tha këtë të hënë ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijártó.

“Kjo paketë e 14-të e sanksioneve është një nga temat më të rëndësishme të debatit të sotëm”, tha Sijarto, i cili mori pjesë në një takim me kolegët e BE-së në Bruksel. Sipas tij, propozimi i pakos siç është shkruar aktualisht është plotësisht në kundërshtim me interesat ekonomike hungareze dhe me shumë gjasa do të kërcënojë sigurinë energjetike të Hungarisë.

“Kjo është arsyeja pse qeveria hungareze nuk do ta pranojë këtë paketë sanksionesh në formën e saj aktuale”, tha Szijártó në një takim me gazetarët në Bruksel. Szijarto vuri në dukje se paketa e 14-të e sanksioneve, nëse miratohet, do të kufizonte eksportin e produkteve bujqësore hungareze në Rusi dhe do të vështirësonte pagesën e produkteve ruse të energjisë, që do të nënkuptonte fundin e furnizimit të tyre në planin afatgjatë. Sipas tij, paketa e re e kufizimeve do të ngadalësonte ndjeshëm edhe investimet në termocentralin bërthamor Paks 2.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis njoftoi në fillim të prillit se Bashkimi Evropian ka filluar përgatitjen e paketës së 14-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ka shumë të ngjarë të përfshijë një listë të gjerë masash kufizuese, së bashku me një luftë të rreptë kundër evazionit të sanksioneve në sektori detar.

Në prag të dyvjetorit të sulmit rus ndaj Ukrainës, më 23 shkurt, Bashkimi Evropian miratoi paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila në listën e të sanksionuarve shtoi 106 individë dhe 88 kompani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!