Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Rritin angazhimin në KFOR, për herë të parë përfshijmë komponentët ajrorë

schedule10:45 - 25 Shkurt, 2026

schedule 10:45 - 25 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes në konferencë për mediat theksoi rëndësinë strategjike të temave që po trajtohen, duke e vendosur fokusin fillimisht tek dy çështje kyçe ndërkombëtare: Korridori VIII dhe mobiliteti ushtarak brenda aleancës.

Ai u shpreh se Korridori VIII përfaqëson një projekt me peshë të veçantë gjeostrategjike, i cili e vendos vendin tonë në qendër të aleancës, jo vetëm për ta vlerësuar këtë aks të rëndësishëm, por edhe për ta mbështetur dhe zhvilluar më tej atë. Sipas ministrit, mobiliteti ushtarak mbetet një ndër prioritetet kryesore, duke qenë një element thelbësor për forcimin e kapaciteteve të përbashkëta të sigurisë.

Tema e dytë e adresuar ishte angazhimi në misionin e KFOR-it, ku ministri njoftoi rritjen e kontributit të vendit tonë. Për herë të parë, pjesë e këtij angazhimi do të jetë edhe komponenti ajror, duke shënuar një hap të ri në përfshirjen dhe përgjegjësinë brenda aleancës.



Në fjalën e tij, ai theksoi se Konferenca e Munihut është hapësira ku shtetet testojnë legjitimitetin e vendimeve që synojnë të ndërmarrin, ndërsa nënvizoi gjithashtu forcimin e pranisë diplomatiko-ushtarake të vendit, përmes shtimit të numrit të atasheve në SHBA dhe rikthimit të tyre në Francë dhe pranë Bashkimit Evropian.

“Jam i vetëdijshëm për rëndësishëm që kanë këto tema. Po e nis me dy tema ndërkombëtare. Korridori i 8, mobiliteti ushtarak e cila është një temë shumë e rëndësishme e aleancë. Të gjitha këto vendimmarrje e vendosin vendin tonë në qendër të aleancës në vendin tonë, që jo vetëm ta vlerësojmë këtë korridor, por edhe ta mbështesin.

Tema e dytë ka të bëjë me KFOR, rritjen e angazhimit të vendit tonë. Për herë të parë do përfshijmë edhe komponentin ajror në KFOR, duke rritur angazhimin tonë këtë aleancë. Konferenca e Munihut është ai vend ku të gjitha vendet testojnë legjitimitetin e vendimeve që do të marrin. Kemi shtuar numrin e atasheve në SHBA, kemi rikthyer atashetë në Francë dhe në BE”, tha ministri Vengu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!