Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu merr pjesë në Ministerialin e NATO- s në Bruksel

schedule15:21 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:21 - 17 Tetor, 2024

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po merr pjesë në Samitin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, në Bruksel.

Ky Ministerial drejtohet për herë të parë nga sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.

Në qendër të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes është strategjia për të vepruar më shpejt dhe më efektivisht, me theks të veçantë në investimet në kapacitete dhe teknologji të reja.

Vendet e NATO – s do të theksojnë në këtë samit mbështetjen e pakursyer ndaj Ukrainës në betejën e saj për paqe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!