Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi se organizata islamike Hamas ka nisur një luftë kundër Izraelit dhe u zotua se “Izraeli do të fitojë”, raporton Associated Press.
Pas takimit të kabinetit të sigurisë në selinë ushtarake të Izraelit në Tel Aviv, Gallant paralajmëroi se Hamasi “bëri një gabim serioz” duke gjuajtur raketa në Izraelin jugor dhe qendror.
Persona të armatosur të Hamasit kanë kaluar kufirin në disa pika dhe janë infiltruar në komunitetet izraelite. Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, me mediat izraelite që raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.
“Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë,” tha Gallant. /abcnews.al