Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet ushtarake deri në Rafah

schedule11:17 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:17 - 2 Shkurt, 2024

Forcat izraelite do të vazhdojnë fushatën e tyre ushtarake në Gaza, e cila do të shtrihet deri në vendkalimin kufitar të Rafah.

Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, shkruan The Guardian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallant deklaroi se lufta do të vazhdojë deri në fund dhe se nuk ka rrugë tjetër.

“Shpërbëhet Brigada Khan Younis e organizatës Hamas, ne do të përfundojmë misionin atje dhe do të vazhdojmë në Rafah. Presioni i madh që forcat tona ushtrojnë mbi objektivat e Hamasit na sjell më pranë kthimit të të rrëmbyerve, më shumë se çdo gjë tjetë ne mund të bëjmë. Do të vazhdojmë deri në fund, nuk ka rrugë tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!