Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm ukrainas: Presim që bisedimet për anëtarësimin në BE të fillojnë para fundit të vitit

schedule17:29 - 2 Tetor, 2023

schedule 17:29 - 2 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymytro Kuleba thotë se negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë para fundit të vitit.

Duke folur pas takimit me ministrat e jashtëm evropianë në Kiev, Kuleba tha se: “Tema që ishte lajtmotiv në të gjitha fjalimet ishte anëtarësimi i Ukrainës në BE. Ne po ecim përpara, presim një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin deri në fund të vitit”.

Duke folur së bashku me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kuleba tha: “Përmbajtja dhe ambienti i diskutimit treguan se ne flasim si familje… ne kemi një qëllim dhe sot në Kiev u demonstrua fuqishëm. Nuk na është ofruar asgjë, por Ukraina është një shtet i klasit të parë dhe ne nuk jemi të kënaqur me asgjë, përveç anëtarësimit të klasit të parë.



“Është thjesht çështje kohe. Si Ukraina ashtu edhe pala evropiane janë të vendosur të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur, duke marrë parasysh të gjitha reformat që Ukraina do të zbatojë.“, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!