“Ankaraja nuk do të heqë dorë kurrë nga përkrahja e çështjes palestineze”. Kështu ka thënë sot në parlament Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Duke pohuar se atmosfera në Turqi për çështjen palestineze ishte një solidaritet i përbashkët, Çavusoglu tha: “Ne duhet të jemi të ndjeshëm në ruajtjen e kësaj.
“Është detyra e të gjithëve që të jemi të kujdesshëm për të mos e bartur këtë çështje në gjuhën konkurruese të politikës së brendshme dhe të mos i bëjmë të lumtur njerëzit e shtypur që kanë të njëjtin mentalitet me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu,” tha ai. g.v/abcnews.al