Ministri i jashtëm turk: Izrali, përgjegjësi i vetëm për dhunën në Palestinë

schedule19:47 - 20 Maj, 2021

schedule 19:47 - 20 Maj, 2021

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka bërë përgjegjës Izraelin për sulmet e vazhdueshme në Palestinë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB mbi situatën në Izrael dhe Palestinë, ministri i Jashtëm turk tha se përgjegjësia nuk duhet të shmanget, por t’i adresohet vendit që i takon.

“Vetëm Izraeli është përgjegjës për atë që po ndodh sot në Jeruzalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, ka thënë ai.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!