Ministri i Jashtëm turk do të udhëtojë në Arabinë Saudite për bisedimet për Gazën

schedule17:01 - 27 Prill, 2024

schedule 17:01 - 27 Prill, 2024

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan do të marrë pjesë në bisedimet e Gazës që do të zhvillohen në Arabinë Saudite të dielën dhe të hënën, sipas burimeve diplomatike turke të cituara nga AFP.

Burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Fidan do të takohet me anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të Ligës Arabe në Riad, si dhe me ministra të jashtëm nga disa vende perëndimore.

Ata shtuan se bisedimet do të mbulojnë edhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!