Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohet të hënën në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Lajmin e njoftoi ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia. Më parë këtë javë diplomati tha se ata do të diskutojnë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
Marrëveshja lejoi më parë eksportin e ushqimit dhe plehrave nga portet jugore të Detit të Zi të Ukrainës dhe ndihmoi në uljen e çmimeve globale të ushqimit./abcnews.al