Ministri i Jashtëm: Qëndrimi i perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar

schedule10:54 - 3 Shkurt, 2023

schedule 10:54 - 3 Shkurt, 2023

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç shprehet se Uashingtoni dhe Brukseli e vlerësojnë si konstruktive dhe të përgjegjshme qasjen e Serbisë ndaj dialogut. Në intervistë për “Zërin e Amerikës”, Daçiçi shtoi se qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, pavarësisht se ata i dinë “vijat e tyre të kuqe”.

Sipas tij, dy vijat e kuqe të Serbisë janë: çështja e njohjes së Kosovës dhe, siç tha ai, “një parakusht për të gjitha parakushtet” që së pari të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Është diçka për të cilën realisht nuk kemi nevojë të diskutojmë apo negociojmë përsëri, sepse është diçka për të cilën ndoshta jemi pajtuar kur e kemi nënshkruar atë marrëveshje 10 vjet më parë”, shtoi ai.

Ai ka shtuar se performanca e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është vlerësuar si konstruktive edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, për të cilin ka shtuar se ka vlerësime të kundërta për Prishtinën dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Mendoj se është e rëndësishme edhe telefonata që sekretari i Shtetit Blinken bëri me presidentin Vuçiq para seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. Ajo thirrje ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit që mund të dëgjoja si në Bruksel ashtu edhe këtu në Uashington – dhe mendoj se ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm, që është se performanca dhe pozicioni i presidentit Vuçiç, pra i Serbisë, vlerësohet si konstruktiv dhe i përgjegjshëm. Dhe shpesh krahasohet me Prishtinën dhe Kurtin, për të cilët ka vlerësime të kundërta”, shtoi ai/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!