Ministri i Jashtëm kinez takon Lavrov: Do të jemi të paanshëm për Ukrainën

schedule17:36 - 7 Gusht, 2023

schedule 17:36 - 7 Gusht, 2023

Në kuadër të luftës në Ukrainë është zhvilluar një bisedë telefonike mes ministrit të jashtëm kinez Wang Yi dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov.

Mediat e huaja shkruajnë se Kina ko konfirmuar që kjo është hera e parë që ministrat flasin me njëri-tjetrin që kur autoritetet kineze kanë marrë pjesë në Jeddah, ku Moska nuk ishte e ftuar.

Një deklaratë nga Pekini tha se ministri i jashtëm Wang Yi I ka thënë Sergei Lavrov, se Kina do të ishte një “zë objektiv dhe racional” në çdo forum ndërkombëtar për Ukrainën dhe do të “promovonte në mënyrë aktive bisedimet e paqes”.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky i kishte thënë se shpresonte se samiti i Jeddah do të ishte një hap drejt një samiti zyrtar të paqes me Rusinë në vjeshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!