Ministri i Jashtëm izraelit: Shqetësim i thellë mbi veprimet dhe deklaratat e njëanshme turke

schedule10:11 - 21 Korrik, 2021

schedule 10:11 - 21 Korrik, 2021

Pas deklaratës së presidentit të Turqisë në lidhje me shkëputjen e zonës së mbyllur të Varosisë, ka reaguar dhe ministria e Jashtme e Izraelit.

Izraeli po ndjek me shqetësim të thellë veprimet dhe deklaratat e fundit të njëanshme Turke në lidhje me regjimin Varos,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit Lior Haiat në një postim në Twitter.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se Izraeli përsërit solidaritetin e tij dhe mbështetjen e plotë për Qipron.

Ai gjithashtu thekson se Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid dje i përsëriti këtë mbështetje dhe solidaritet drejtpërdrejt Ministrit të Punëve të Jashtme të Qipros, Nikos Christodoulidis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!