Ministri i Jashtëm italian nis vizitën në Kosovë

schedule15:28 - 22 Qershor, 2021

schedule 15:28 - 22 Qershor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Di Maio ka mbërritur në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa pritet që fillimisht të takohet me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Kryediplomati italian do të ketë takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Ndërsa në orën 17:30 ai do t’i bashkohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!