Ministri i Jashtëm italian falenderon shqip me dorën në zemër dhe ndan një lajm të mirë

schedule17:01 - 22 Prill, 2020

schedule 17:01 - 22 Prill, 2020

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio ka falenderuar  në gjuhën e tyre të gjithë vendet që i janë gjendur pranë Italisë përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Ai e ka nisur falenderimin në gjuhën shqipe, ndërsa ka dhënë lajmin e mirë se tashmë numri i infeksioneve ka rënë pikërisht falë punës së bluzave të bardha.

LEXO EDHE: Grupi i dytë i infermierëve shqiptarë niset drejt Italisë për të luftuar koronavirusin

“Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit po punojnë masivisht për të shpëtuar jetë.

Këta njerëz janë duke pushuar vetëm disa orë në natë, pavarësisht se ditëve të fundit numri i infeksioneve ka rënë, ka ende shumë punë për të bërë.

Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona, ne na është dërguar personel shëndetësor nga jashtë.

Deri më tani janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja që po ndihmojnë bluzat tona të bardha“, shkruan Di Maio./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!