Ministri i Jashtëm iranian: Hamasi i gatshëm të lirojë pengjet nëse Izraeli ndalon bombardimet

schedule17:03 - 16 Tetor, 2023

schedule 17:03 - 16 Tetor, 2023

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi të hënën, se Hamasi është gati të lirojë pengjet nëse Izraeli ndalon bombardimet përgjatë Rripit të Gazës.

“Zyrtarët e Hamasit janë gati të lirojnë pengjet, por kjo do të ishte e pamundur nën sulmet ajrore izraelite në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani në një konferencë për shtyp në Teheran.

Organizata Hamas tha se është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për lirimin e qytetarëve dhe civilëve të mbajtur peng nga militantët, por hapa të tillë kërkojnë përgatitje që janë të pamundura nën bombardimet e përditshme nga sionistët kundër zonave të ndryshme të Gazës, deklaroi Kanaani.

Ushtria izraelite tha sot se 199 persona u rrëmbyen më 7 tetor dhe po mbahen peng nga grupi islamik palestinez Hamas, sipas një raporti të përditësuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!