Lufta në Gaza/ Ministri i Jashtëm i Spanjës takohet me emirin e Katarit, mbështet zgjidhjen me dy shtete

schedule16:25 - 6 Shkurt, 2024

schedule 16:25 - 6 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares ka takuar emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Në një postim në rrjetin social X, ministri i Jashtëm i Spanjës tha se gjatë takimit në Doha se ai kishte pohuar angazhimin e vendosur të Spanjës për “paqe dhe stabilitet në rajon”.

Ai shtoi se kjo do të përfshijë lirimin e robërve dhe një armëpushim, si dhe një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez. me Izraelin dhe Palestinën që të mund të bashkëjetojnë në paqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!