Ministri i Jashtëm i Palestinës: Izraeli kërkon t’i japë fund pranisë së palestinezëve në tokën e tyre

schedule08:48 - 20 Nëntor, 2023

schedule 08:48 - 20 Nëntor, 2023

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki deklaroi se Izraeli po kërkon “t’i japë fund pranisë së popullit palestinez në atë që ka mbetur nga toka e tij historike”.

Ai e bëri deklaratën gjatë një samiti të diplomatëve nga vendet arabe dhe me shumicë myslimane në Pekin, shkruan Al Jazeera.

Në Pekin, liderët nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Indonezia, Palestina dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik po diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe për të rritur presionin ndaj vendeve perëndimore për të refuzuar karakterizimin e Izraelit të fushatës së tij ushtarake në rrip si vetëmbrojtje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!