Ministri i jashtëm i Kosovës: Prishtina do të anëtaresohet në UNESCO

schedule13:04 - 22 Shtator, 2017

schedule 13:04 - 22 Shtator, 2017

Sipas ministrit të jashtëm të Kosovës Bexhet Pacolli, Kosova ka arritur të mbledhë votat e duhura ër anëtarësimin në Unesco, por fillimisht duhet që parlamnenbti i kosovës të miratojë dy ligje për barazinë fetare në vend

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i jashtëm i Kosovës Bexhet Pacolli deklaroi se aktualisht Prishtina ka votat e duhura për tu anëtarësuar në Unesco si një vend anëtar.
Pacolli tha se fillimisht duhet që parlamenti i vendit të miratojë dy ligje që kanë të bëjnë me barazinë fetare. Pacolli është pjesë e delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një intervistë për mediat Kosovare, Pacolli këmbënguli se ka arritur të sigurojë votat e duhura për anëtarësimin e vendit në Unesco, gjatë një serie takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Pacolli shtoi se vendi është shumë vonë në këtë drejtim dhe është bërë shumë pak për të arritur anëtarësimin por ai ka studiuar strategjinë dhe mënyrën se si të merren votat e duhura dhe për këtë arsye është i bindur se janë mbledhur votat e duhura, rreth 20. Mediat kosovare raportuan deklaratat e Pacollit duke shtuar se Beogradi kundërshton anëtarësimin e Koosvës në Unesco pasi rrezikohet trashëgimia kulturore dhe fetare serbe në vend. Përpjekja e parë e Prishtinës për anëtarësim dështoi në 2015-ën.
Pacoli gjithashtu ka folur dhe për anëtarësimin e vendit në Interpol duke thënë se Prishtina ka dështuar dhe në këtë përpjekje. Por sipas tij në votimin e rradhës do të merret një barazim dhe me anë të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të AMerikës, vendi do të përgatitet më mirë vitin e ardhshëm.
Pacolli akuzoi Kinën, vendi që organizon këtë vit asamblenë e përgjithshme të Interpol e që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, se po pengon delegacionon kosovar, për të marrë pjesë në asamble, duke mos i dhënë vizat e udhëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!