Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është në fund të karrierës së tij kriminale

schedule08:52 - 30 Janar, 2024

schedule 08:52 - 30 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian pati një mesazh të ri për SHBA-në dhe Izraelin, pasi bisedimet për të arritur një marrëveshje për luftën e Izraelit në Gaza po përparojnë.

“Shtëpia e Bardhë e di mirë se zgjidhja për t’i dhënë fund luftës dhe gjenocidit në Gaza dhe krizës aktuale është një zgjidhje politike,” shkroi ai në një postim në rrjetin social X.

“Diplomacia është aktive në këtë drejtim. Netanyahu është në fund të karrierës së tij politike kriminale.”, shtoi ai më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!