Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan bën thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës.
Ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij për këtë konflikt mes vendeve që ka sjellë viktima dhe qindra të plagosur, ai thotë se nga të dyja palët duhet të nisë menjëherë një dialog politik, ndërsa shprehet se ia gatshme se do të mbështesin nismën e këtij dialogu.
“Ne jemi gati të mbështesim të gjitha përpjekjet për këtë qëllim,” tha ministri, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Më herët drejtori për Shpëtimin e Fëmijë për Territoret e okupuara Palestineze, Jason Lee ka bërë thirrje për ruajtje të fëmijëve.
“Jeruzalemi lindor është në luftë dhe fëmijët janë të traumatizuar nga lufta. Situata është kritike dhe ne duhet të kemi armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerje të armiqësive. Këta fëmijë do t’i vuajnë gjatë pasojat e luftës”, ka thënë Lee.
/abcnews.al/