Ministri i Jashtëm grek viziton sot Tiranën, takon Ramën dhe Xhaçkën

schedule08:12 - 23 Maj, 2022

schedule 08:12 - 23 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën ditën e sotme.

Kjo vizitë do të jetë në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.

Në Tiranë ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore.

Me interes pritet të shihet nëse do të preket edhe çështja e Detit, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës, por deri në këto momente nuk janë bërë hapa konkret./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!