Ministri i Jashtëm çek kritikon Hungarinë për qëndrimin e saj ndaj Rusisë: I papranueshëm

schedule13:23 - 17 Maj, 2022

schedule 13:23 - 17 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka kritikuar qeverinë hungareze për qëndrimin e saj ndaj Rusisë, në një postim në Twitter pas betimit të Viktor Orban si kryeministër të hënën, sipas BBC.

Lipavsky tha se vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur sanksionet që synojnë eksportet ruse të energjisë ishte “i papranueshëm”, duke shtuar se Europa duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.

Republika Çeke,së bashku me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë – i përket të ashtuquajturit grupit të shteteve të  Vishegradit që përfshin vendet e Europës Qendrore, i krijuar për të mbrojtur interesat e përbashkëta në BE.

Megjithatë, qëndrimi i Hungarisë ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimit të saj për të armatosur Ukrainën është në kundërshtim të thellë me anëtarët e tjerë të Vishegradit dhe qëndrueshmëria e grupit duket gjithnjë e më e pasigurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!