Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, është konfimruar pozitiv me koronavirus. Abrashi përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se pas testimit ka rezultuar pozitiv me Covid.
NDër të tjera ai thekson se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bën apel qytetarëve që të zbatojnë masat mbrojtëse anti Covid.
“Miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv.
Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19.
Të bashkuar do t’ia dalim
#Mbajemaskën
#mbajedistancën
#mbajehigjienen”, shkruan ministri./abcnews.al

