Ministri i FSK: Kosova është gati për të pasur ushtrinë e saj

schedule13:20 - 13 Janar, 2018

schedule 13:20 - 13 Janar, 2018

Në një intervistë për mediat koosvare ministri i forcave të sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u shpreh se teknikisht cdo gjë është gati që vendi të ketë ushtrinë e tij

Forca e Sigurisë së Kosovës është gati që të shndërrohet në ushtri. Kështu deklaroi gjatë një interviste për mediat në vend ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, i cili shtoi se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese. Për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese duhen edhe 2/3 e votave të komuniteteve pakicë – minoriteteve,  përfshirë edhe Listën Serbe e cila vazhdon ta kundërshtojë krijimin e ushtrisë, numri një i MFSK-së tha se konsensusi politik, sidomos me Listën Serbe, mbetet sfidë më vete. Berisha nënvizoi se MFSK-ja do të dërgojë shumë shpejt në qeveri Projektligjin për Ushtrinë, duke fiskuar si afat të fundit muajin prill.

9 vjet pas themelimit FSK-ja është e gatshme të marrë përsipër detyra e reja, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!