“NATO më e fortë pas agresionit të Putin”, Hasani: Shqipëria në aleancë me SHBA e BE pre Ukrainën

schedule11:47 - 18 Maj, 2024

schedule 11:47 - 18 Maj, 2024

Nga Estonia ku ndodhet për konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri”, ministri I Jashtëm Igli Hasani ka folur mbi luftën ruse në Ukrainë. Ai deklaroi se agresioni rus në Ukrainë vijon të mbetet  kërcënimi më kritik për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian dhe më gjerë. Por theksoi se fituesi i vetëm në këto kohë të trazuara është NATO, aleanca e vlerave dhe kombeve që duan paqen dhe respektojnë të drejtat e popujve.

Në panelin ku ishin pjesë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba Ministri Hasani theksoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në krahë të Perëndimit në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

“Shqipëria mbështet në mënyrë aktive përpjekjet dhe iniciativat e ndërmarra për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në Ukrainë. Duke i qëndruar krah Ukrainës, Shqipëria po e mbështet atë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Hasani.

Gjatë qëndrimit një ditor në Talin, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu estonez Margus Tsahkna dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme në parlamentin e Estonisë, ku shprehu mirënjohjem për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!