Ministri grek në burgun e Durrësit, takon Fredi Belerin: Drejtësia të shprehet

schedule16:26 - 21 Nëntor, 2023

schedule 16:26 - 21 Nëntor, 2023

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në burgun e Durrësit.

Pasi ka takuar Fredi Belerin ai tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki në Evropë që nuk ka kryetar.

“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”, tha ai.

Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës.”- vijoi më tej ministri Papastavrou.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!