Për të vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian Shqipëria duhet të realizuar reformat. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama të cilin e ka garantuar se do të ketë mbështetjen e Gjermanisë.
“I dashur Edi Rama, mënyra kurajoze për të bërë politikë është demonstruar tashmë e suksesshme. Fakti që janë nisur reforma të thella sikur janë ajo e Drejtësisë e kudo njohur dhe gjithkush këtu në rajon, në Berlin apo në BE e di se sa e rëndësishme është kjo reformë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Pra është e rëndësishme që qeveria të vijojë më tej në rrugën e nisur tashmë. Ne e kemi mbështetur këtë rrugë që prej fillesave të veta, por edhe ju sigurisht që jeni një partner mjaft i rëndësishëm për ne në kuadër të organizatave dhe bashkimit ndërkombëtar. Ju mund të jeni një vend që të konsideroheni si spirancë e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon. Perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë. Nëse ju do të vazhdonit në të njëjtën rrugë që kemi parë vitet e fundit do të përmbushnit kushte e kërkuar atani më atëherë rruga e BE-së do të vazhdojë edhe më tej dhe për këtë do të keni mbështetjen tonë të plotë”, tha Maas.
“Me minsitrin do të vazhdojmë të bisedojmë dhe unë do të përsëris një kërkesë që ne e kemi bërë për të marrë mbështejthen e qeverisë federale për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE. Jemi të bindur që kjo do të kontribuonte në funksion të vet dinamikake të rajonit tonë, procesit integrues të rajoni dhe do të ishte një incentiv për Shqipërinë dhe rajonin”, tha Rama./abcnews.al