Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck hodhi poshtë idenë e zgjatjes së funksionimit të tre termocentraleve të mbetura bërthamore të Gjermanisë për të kursyer gaz. Ai tha se kjo do të kursente maksimalisht 2 për qind të burimeve të energjisë.
Ky kursim nuk mjafton për të rifilluar debatin për energjinë bërthamore ku ka një konsensus, tha Habeck në një bashkëbisedim me qytetarët.
Uzinat e mbetura janë planifikuar të mbyllen deri në fund të vitit, sipas një ligji të miratuar nga qeveria e kancelares Angela Merkel pas katastrofës së vitit 2011 në termocentralin bërthamor të Fukushimës të Japonisë.
“Nëse marrim parasysh se sa do të kursenin, do të ishte një vendim i gabuar,” beson Habeck. Ai shtoi se ai mund të jetë i hapur ndaj idesë së zgjatjes së funksionimit të termocentralit bërthamor në Bavari nëse është e nevojshme për stabilitet dhe furnizim me energji elektrike gjatë dimrit.
Gjermania do të kryejë testimin e rrjetit të saj në javët e ardhshme. Bavaria, një motor i rëndësishëm i ekonomisë gjermane, varet nga termocentralet me gaz dhe ka pak termocentrale me qymyr dhe jo mjaftueshëm turbinat e erës. /abcnews.al