Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha sot në Kiev se mbështet dërgimin e raketave gjermane “Taurus” në Ukrainë dhe se shpreson për një vendim të shpejtë.
“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, u shpreh Lindner teksa njoftoi se Gjermania do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
“Për raketat e lundrimit “Taurus” zbatohet procedura e zakonshme. E di që shumë kanë simpati për një mbështetje të tillë dhe shpresoj për një vendim shumë të shpejtë për këtë çështje”, theksoi Lindner ndër të tjera./abcnews.al