Ministri gjerman i Shëndetësisë: 1% e popullsisë është e infektuar

schedule12:32 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 12:32 - 3 Dhjetor, 2021

Ministri gjerman i shëndetësisë ka deklaruar se më shumë se 1% e popullsisë është e infektuar me koronavirus, duke i bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar të marrin dozat së shpejti. Vendi regjistroi 74,352 raste dhe 390 viktima në 24 orë.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, rreth 925,800 janë aktualisht të infektuar me Covid. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn vuri në dukje se numri i personave të pavaksinuar që janë të infektuar dhe kanë zhvilluar simptoma të rënda është shumë më i lartë se përqindja e tyre në popullsinë e përgjithshme.

Spahn foli një ditë pasi udhëheqësit federalë dhe shtetërorë njoftuan kufizime të reja të ashpra për të pavaksinuarit, duke i penguar ata të hyjnë në dyqane, restorante, dhe evente kulturore jo thelbësore.

Gjermania pritet të bëjë të detyrueshme vaksinën duke filluar nga shkurti.

/abcnews.al