Ministri francez tronditet nga ngordhja e maces: Duhet të merren masat, u përplas “qëllimisht” nga një tren

schedule14:55 - 28 Janar, 2023

schedule 14:55 - 28 Janar, 2023

Vrasja e një maceje që u përplas nga një tren në një stacion të Parisit ka ngjallur zemërim në Francë, konkretisht te Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, i cili deklaroi se ishte “veçanërisht i tronditur” nga incidenti.

Një organizatë për të drejtat e kafshëve ka paraqitur një ankesë disa ditë më parë kundër kompanisë shtetërore hekurudhore (SCNF) të Francës për vrajen e maces, e cila ndodhi para pronarëve të saj në stacionin e trenit Montparnasse më 2 janar.

Darmamen njoftoi gjithashtu se qeveria po vendos 4000 oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë Francën për të ndihmuar në parandalimin e akteve të dhunës ndaj kafshëve.

Çfarë ndodhi me macen?

Macja, e quajtur Neko, i përkiste një gruaje dhe vajzës së saj 15-vjeçare, të cilat po përgatiteshin të udhëtonin me tren për në Bordo, në Francën jugore, kur ajo rrëshqiti dhe u shty nën një tren me shpejtësi të lartë.

Megjithëse gruaja dhe vajza e saj informuan zyrtarët e stacionit se macja ishte fshehur nën tren dhe u kërkuan ta hiqnin atë, por treni u nis.

Kompania hekurudhore më pas u ofroi pronarëve të maceve bileta falas për në Bordeaux.

Nëse çështja shkon në gjykatë, ata që shpallen fajtorë rrezikojnë deri në pesë vjet burg dhe gjobë deri në 75,000 euro. Avokati i 30 Millions Friends, Xavier Bacquet, duke folur për rrjetin francez BFMTV, tha se lejimi i nisjes së trenit “ishte një akt i qëllimshëm “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!