Ministri britanik për Strehimin, Michael Gove, është shprehur se është i gatshëm t’i ofrojë shtëpinë e tij refugjatëve që vijnë në Angli nga Ukraina.
I pyetur nëse do të hapte shtëpinë e tij për një refugjat ukrainas, ai thotë: “Po”, shkruan BBC.
- Lexo edhe: Vilat e oligarkëve rusë në Angli mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga Ukraina
Më herët ministri u shpreh se ka sugjeruar që shtëpitë e sekuestruara të oligarkëve rusë të sanksionuar në Angli të përdoren për të strehuar refugjatët ukrainas./abcnews.al/