Ministri britanik pranon se ka vënë 3 baste për datën e zgjedhjeve

schedule08:31 - 26 Qershor, 2024

schedule 08:31 - 26 Qershor, 2024

Një zyrtar i lartë konservator pranoi se ka vendosur 3 baste për datën se kur do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe, pas njoftimit të prapritur të kryeministrit Rishi Sunak.

Sekretari skocez Alister Jack deklaroi se në muajin prill ai vendosi një bast, që rezultoi i suksesshëm, se data e zgjedhjeve do të ishte midis korrikut dhe shtatorit.

Ai fillimisht tha se kishte fituar 2,100 £ prej basteve, por më vonë pretendoi se komentet e tij ishin një shaka.

“Unë nuk kisha njohuri për datën e zgjedhjeve deri në ditën kur u thirrën. Unë nuk kam vënë baste në maj dhe nuk jam nën hetim nga Komisioni i Lojërave të Fatit”, u shpreh Jack.

Alister Jack u kishte thënë kolegëve dhe gazetarëve për të paktën një vit se ai mendonte se zgjedhjet e qershorit ose korrikut kishin kuptimin më strategjik për partinë e tij.

Ai ka përfaqësuar Skocinë në kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2019, nën kryesitë e Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak.

/abcnews.al