Ministri Britanik përsërit Biden: Putin një kriminel lufte, ai është kërcënim për njerëzimin

schedule18:03 - 18 Mars, 2022

schedule 18:03 - 18 Mars, 2022

Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden.

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhishme të luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportime për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna”.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”.

/Abcnews.al/