Ministri britanik: Një bllokim i dytë nuk është i pashmangshëm

schedule13:11 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:11 - 29 Tetor, 2020

Një bllokim i dytë kombëtar  për shkak të koroanvirusit nuk është “i pashmangshëm”, ka deklaruar  ministri i britanik, Robert Jenrick.

Kur u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar do të vendosë  një bllokim kombëtar si Franca dhe Gjermania, Jenrick pohoi se “ të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për jetën tonë të përditshme në favor të qasjes sonë aktuale”, gjithashtu  duhet të ndërmarrim veprime në vendet ku virusi është më i përqendruar dhe duhen shmangur disa nga veprimet që kanë ndodhur  në Europën kontinentale.

Ministri mbrojti “qasjen e rajoneve” të qeverisë britanike për të mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19, duke thënë se një bllokim kombëtar “duhet të jetë  mundësia e fundit”.

“Gjykimi që po bëjmë sot është se nëse ndjekim qasjen e rajoneve, ne kemi një perspektivë të mirë për të mbajtur  nën kontroll koronavirusin,” tha Jenrick.

“Nëse vendosim një bllokim të dytë  kombëtar, mund të mos jetë për një periudhë të shkurtër kohe,” shtoi ai.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar prezantoi një sistem me tre nivele kufizimesh këtë muaj, me zonat më të prekura për të kontrolluar përhapjen e virusit./abcnews.al